

Tiranë, 16 korrik 2025 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme zonën e Astirit në kryeqytet, raporton noa.al.
Një 29-vjeçar, identiteti i të cilit bëhet i ditur si Enea Dine, është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij, në parkimin e pallatit ku banonte.
Trupi i të riut është zbuluar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Sipas burimeve zyrtare, nga këqyrja e jashtme paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, duke ngritur pikëpyetje mbi shkakun e humbjes së jetës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. Nuk përjashtohet asnjë pistë në këtë fazë të hetimeve. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






