Transmetuar më 16-07-2025, 20:04

TIRANA- Policia e Burgjeve po zhvillon kontrolle në institucionet e paraburgimit në qelitë e 313-ës, në rrugën “Jordan Misja”, dhe 302-ës, në rrugën “Mine Peza”, në Tiranë sipas raportimeve në media.

Të tilla kontrolle u raportuan edhe më parë gjatë ditës së sotme se u zhvilluan në të gjitha burgjet e vendit. Fokus i kontrolleve sipas raportimeve kanë qenë kartelat e takimeve të disa të burgosurve.

Gjithashtu bëhet me dije se janë kryer dy transferime drejtuesish konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar Altin Agon në krye të burgut të Peqinit, ndërkohë Qazim Hoxha është emëruar drejtor i IEVP Elbasan.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit