

KUKËS- Dita e sotme ka shënuar fluks të lartë të shqiptarëve të Kosovës që vijnë për pushimet verore, duke shkaktuar ngarkesë të konsiderueshme në Rrugën e Kombit dhe në pikën kufitare të Vërmicës.
Sipas informacioneve, në pikën kufitare të Vërmicës, autoritetet doganore të Kosovës kanë vënë në funksion të plotë të gjashtë sportelet ekzistuese dhe kanë aplikuar procedura të përshpejtuara për kontrollin kufitar.
Gjithashtu sipas raportimeve, krijimi i radhëve mbetet i pashmangshëm, veçanërisht për emigrantët dhe turistët që udhëtojnë me automjete me targa të vendeve të BE-së, të cilët nuk përfitojnë nga marrëveshja për kalim të lirë mes dy shteteve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






