

Milano, 16 Korrik 2025 – Interi ka nisur përpjekjet për ristrukturimin e skuadrës dhe mesfusha është pika ku po përqendrohet vëmendja. Me qëndrimin e Hakan Calhanoglu tashmë të sigurt, një nga emrat që shihet jashtë planeve të klubit është mesfushori shqiptar Kristjan Asllani.
Edhe pse 23-vjeçari nuk bën pjesë në projektin teknik të zikaltërve për sezonin e ardhshëm, e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë. Nuk mungojnë klubet e interesuara për shërbimet e tij, por deri tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare në zyrat e Interit.
Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, Fiorentina është klubi i parë që pritet të ndërmarrë një hap konkret për transferimin e Asllanit. Zikaltërit e vlerësojnë lojtarin në rreth 18-20 milionë euro, dhe një ofertë nga "Viola" mund të zhbllokojë situatën dhe të nxisë edhe klubet e tjera të interesuara, si Bologna.
Ndërkohë, ofertës së ardhur nga Betis Sevilla, mesfushori shqiptar i ka kthyer përgjigje negative, duke preferuar të qëndrojë në Serie A.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






