Transmetuar më 16-07-2025, 13:43

Elbasan, 16 Korrik 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën e përroit të Zaranikës në Elbasan, ku një person i moshuar është gjetur i pajetë nga kalimtarë të rastësishëm.

Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, dyshohet se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e djegies aksidentale. Hetimet paraprake sugjerojnë se ai mund të ketë ndezur zjarr për të pastruar një sipërfaqe me shkurre, por flakët mund të kenë dalë jashtë kontrollit duke e përfshirë edhe vetë atë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit. Ende nuk është bërë publik identiteti i viktimës, ndërsa pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit