

TIRANË- Ditën e sotme është ushtruar kontroll blic në të gjitha burgjet e vendit. Bëhet me dije se kontrollet janë kryer jo vetëm për sende të ndaluara, por edhe janë këqyrur kartelat e takimeve të disa të burgosurve.
Ndërkohë pas kontrolleve, janë kryer transferime në dy institucione të vuajtjes së dënimit. Altin Ago është emëruar në krye të burgut sigurisë së lartë të Peqinit, ndërsa Qazim Hoxha është caktuar në krye të atij të Elbasanit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






