Transmetuar më 16-07-2025, 13:02

Tiranë, 16 Korrik 2025 – Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer ndryshime në drejtimin e dy prej institucioneve të vuajtjes së dënimit në vend. Altin Ago është emëruar drejtor i ri i burgut të sigurisë së lartë në Peqin, ndërsa Qazim Hoxha do të drejtojë burgun e Elbasanit.

Ndryshimet vijnë në kuadër të një riorganizimi të brendshëm në sistemin penitenciar dhe sipas burimeve, synojnë forcimin e menaxhimit dhe zbatimin më të rreptë të ligjit në këto institucione.

Po ashtu, ditën e sotme është ushtruar një kontroll blic në të gjitha burgjet e Shqipërisë, në kuadër të masave për parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara dhe forcimin e sigurisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit