

Policia e Cërrikut ka arrestuar 55-vjeçarin Kastriot Omeri, pasi ndaj tij është bërë denoncim për dhunë në familje.
U raportua se Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases Anita Toska, 51 vjeçe.
EMRI/ Aksident TRAGJIK në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar! Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në oborrin e banesës ku viktima jeton në lagjen numër 2 të qytetit.
Dhuna dyshohet të jetë ushtruar për motive të dobëta, ndërsa menjëherë pas denoncimit është lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje në favor të gruas.
Policia ka marrë masat e menjëhershme për ndalimin e autorit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Autoritetet policore nxisin qytetarët të denoncojnë çdo formë dhune, duke garantuar se rastet do të trajtohen me seriozitetin dhe urgjencën që kërkojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






