

GJERMANI- Një 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë në Reutlingen të Gjermanisë, pasi u aksidentua në autostradën B28. Viktima është identifikuar si Yllka Hoti. Vdekjen e saj e ka konfirmuar familja, e cila ka njoftuar për ceremoninë e varrimit.
Yllka po udhëtonte me makinën e saj ditën e enjte kur humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Mësohet se mjeti është përmbysur disa herë duke e plagosur rëndë. 21-vjeçarja luftoi me vdekjen deri ditën e shtunë, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte. Vdekjen e saj e njoftuan dje autoritetet gjermane.
Sipas mediave gjermane, Autostrada B28, nga Metzingen drejt Reutlingen, u mbyll plotësisht pas aksidentit. Një helikopter shpëtimi u aktivizua, gjithashtu. Policia është duke e hetuar rastin dhe shkaqet e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






