

Dita e mërkurë do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin deri në 41 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike, mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Shkodër, Elbasan dhe Berat ku termometri do ti afrohet 41 gradëve.
Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 41°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit dhe zona të izoluara të qarkut Berat.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 1 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






