

Egnatia u mund 4-0 në Islandë ndaj Breidablik, në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Champions League. Kampionët e Shqipërisë eleminohen kështu nga ky kompeticion, edhe pse kishin fituar 1-0 në takimin e parë.
Vendasit u hodhën në sulm menjëherë dhe e panë veten në avantazh pas çerek ore lojë, falë golit të Thorsteinsson.
Einarsson dyfishoi shifrat pak më vonë, duke ndëshkuar kështu skuadrën e Edlir Tetovës.
Thorsteinsson dhe Einarsson kompletuan dopietat personale, brenda pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Omarsson çoi shifrat në 5-0.
Egnatia eleminohet nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube, por do të vazhdojë rrugëtimin europian në Conference League, në turin e dytë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






