Transmetuar më 15-07-2025, 20:20

TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka fituar edhe në Gjykatën e Lartë përballjen me aktivisten Evi Kokalari pasi kjo e fundit e kishte paditur për shpifje.

Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzojë rekursin e depozituar nga aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari. Edhe rreth 2 vite më parë, Salianji fitoi gjyqin në Apelin e GJKKO-së ndaj aktivistes.

Në vendimin e bërë publik nga Gjykata e Lartë thuhet se u vendos mospranimi i rekursit të paraqitur nga e dëmtuara akuzuese Evi Kokalari (Angelakis), kundër vendimit nr.43 datë 11.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kjo çështje mes Salianjit dhe Kokalarit nisi gjatë një interviste televizive, ku demokrati e cilësoi aktivisten si të sëmurë mendore, skizofrene dhe të lidhur me organizatën terroriste greke, “Agimi i Artë”. Kjo deklaratë është shoqëruar dhe nga replika të vazhdueshme nga ana e Kokalarit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit