Transmetuar më 15-07-2025, 20:17

SHBA- Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi sot se presidenti amerikan Donald Trump "nuk ka nxitur gjakderdhje të mëtejshme", pas raportimeve se ai i kishte bërë një pyetje të diskutueshme presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një bisede telefonike.

“Presidenti Trump po punon pa pushim për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe për të mbyllur këtë luftë. Ai nuk ka nxitur asnjë veprim të dhunshëm. Gazeta ka keqinterpretuar qëllimisht komentet e tij. Trump thjesht bëri një pyetje dhe nuk sugjeroi asnjë veprim agresiv”, tha Leavitt në një deklaratë me shkrim.

Kjo deklaratë erdhi pas një raportimi të Financial Times, i cili, duke cituar dy burime të njohura me përmbajtjen e telefonatës, pretendonte se Trump i kishte sugjeruar Zelenskyt që, nëse Shtetet e Bashkuara i vënë në dispozicion raketa me rreze të gjatë veprimi, Ukraina mund të konsideronte goditjen e Moskës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit