

Lezhë, 15 korrik 2025 – Pas disa muajsh hetime të thelluara me metoda proaktive, Policia e Lezhës finalizoi me sukses operacionin e koduar “Coast Strike”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogës në zonat bregdetare.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë Denis Huti, 50 vjeç, banues në fshatin Balldre i Ri, i cili dyshohet se shiste doza kanabisi në zonën turistike të Shëngjinit.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, si dhe në banesën e 50-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi:
Dhjetëra doza kanabisi,
1 peshore elektronike,
1 aparat celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
Ndaj Denis Hutit rëndon akuza për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






