

Në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa aktualisht po kryhet një vlerësim i performancës për drejtorët që vijojnë detyrën.
ELBASAN- Urdhri i kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e Bashkive ka vijuar edhe ditën e sotme ku paraditen e sotme kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë në Bashkinë Belsh.
Në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa aktualisht po kryhet një vlerësim i performancës për drejtorët që vijojnë detyrën. Edhe në bashkitë Peqin, Cërrik dhe Gramsh, po vijon procesi i dorëheqjeve dhe vlerësimeve për drejtorët e rinj. Në disa bashki të Qarkut Elbasan ka ende disa drejtorë që nuk e kanë paraqitur dorëheqjen.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






