

Theth- Vijojnë tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, teksa raportohet se disa banorë, familjarë janë futur brenda një banese dhe po pengojnë prishjen e saj.
Sipas informacioneve, disa banorë po kundërshtojnë prishjen një godine ndërsa fadroma e IKMT ka mbërritur në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur.
Bëhet me dije se pronarët kanë kërkuar më parë që të pritet verdikti i gjykatës, pasi çështja është në shqyrtim dhe brenda 5 ditëve mund të merret vendimi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






