Transmetuar më 14-07-2025, 19:39

Edhe në Bashkinë e Lushnjës është zbatuar kërkesa e Kryeministrit Edi Rama për dorëheqje në funksion të ristrukturimit të administratës vendore.

Ky zhvillim vjen si pjesë e një nisme më të gjerë për të sjellë frymë të re në drejtimin vendor dhe për të rritur efektivitetin e administratës publike në nivel lokal sipas porosive të kreut të qeverisë.

Në kuadër të porosive të Kryeministrit, sot në Lushnjë paraqitën dorëheqjen 15 Drejtorë dhe 13 Administratorë të Njësive Administrative. Ky është konfirmimi zyrtar nga ana e zëdhënëses së shtypit pranë Bashkisë Lushnjë!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit