Transmetuar më 14-07-2025, 16:28

TIRANA- GJKKO shpall fajtor dhe dënoi me 2 vite e 4 muaj burgim, me gjykim të shkurtuar, ish-shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi. Ky i fundit u deklarua fajtor nga GJKKO për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se me gjykim të shkurtuar ai do të vuajë vetëm 2 vite e 4 muaj burgim nga 3 vite e 6 muaj që u dënua fillimisht. Preçi kërcënoi me vënie gjobe pronarin e një lokali nate në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës, duke i kërkuar 20 mijë euro.

Në muajin shkurt Prokuroria e Posaçme, SPAK përfundoi hetimet dhe dorëzoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për dërgimin në gjyq të ish-shefit të Sektorit të Narkotikëve në policinë e Durrësit, Gazmir Preçi.

SPAK njoftoi se nga hetimet ka rezultuar se Preçi i ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shqiptarë e të huaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit