Transmetuar më 14-07-2025, 14:38

Milano, 14 korrik 2025 – AC Milan ka zyrtarizuar nënshkrimin e bujshëm të mesfushorit legjendar kroat, Luka Modric, duke i dhënë fund pritjes së gjatë dhe spekulimeve që pasuan Kupën e Botës për Klube. 39-vjeçari u largua nga Real Madridi me një lamtumirë të ndjerë, për të nisur kapitullin e ri në karrierën e tij, këtë herë në Serie A.

Modric mbërriti në Milano menjëherë pas finales së kompeticionit ndërkombëtar dhe do të jetë përforcimi i dytë i mesfushës për kuqezinjtë, pas transferimit të Riccit. AC Milan pritet të vijojë lëvizjet edhe në repartet e tjera për të forcuar skuadrën në prag të sezonit të ri.

Ardhja e Modric vjen në një moment ku tifozët ishin të zhgënjyer nga transferimi i dështuar i Archie Brown, një lojtar që u prit me ironi në rrjetet sociale, sidomos pas interesimit të Fenerbahçes së José Mourinhos.

Ish-ylli i Tottenhamit dhe Real Madridit do të mbajë fanellën me numrin 14, të liruar nga Tijjani Reijnders, i cili u transferua te Manchester City këtë verë.

Luka Modric ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026. Pasi finalizoi marrëveshjen, ai do të udhëtojë drejt Zagrebit për pushime, për t’iu bashkuar skuadrës së Massimiliano Allegrit në fillim të muajit gusht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit