

Vlorë, 14 korrik 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës, ku një vajzë 17-vjeçare është paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pas dyshimeve se është vetëplagosur me armë zjarri.
Sipas të dhënave paraprake, e mitura është dërguar në urgjencë rreth orës 11:40, ndërsa dyshohet se ajo është vetëplagosur me një pistoletë, brenda banesës së saj.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë akt të rëndë. Gjendja shëndetësore e vajzës mbetet e rënduar dhe nën kujdesin e mjekëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






