

Tiranë, 14 korrik 2025 – Një 37-vjeçar u arrestua këtë të hënë në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga Policia Rrugore për përdorim të celularit në timon, rezultoi se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.
Shtetasi i arrestuar është Ndriçim Sula. Ai u ndalua nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës gjatë monitorimeve të zakonshme në rrugët e kryeqytetit, teksa përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit. Pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë, u konstatua se Sula ishte në kërkim për llogari të Spanjës.
Gjykata e Seu de Urgell në Spanjë i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrim me pasoja të rënda”, të kryer në kuadër të një organizate kriminale.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, ndërsa Policia e Shtetit njofton se Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin për procedurat e ekstradimit të tij në Spanjë.
Tiranë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
Kapet nga Policia Rrugore e Tiranës, pjesëtari i një organizate kriminale të akuzuar në Spanjë, për mashtrim me pasoja të rënda.
Gjatë monitorimit sistematik që kryhet në të gjitha akset e kryeqytetit, me pajisje bashkëkohore dhe shërbime të shtuara, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës konstatuan shtetasin N. S., 37 vjeç, duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas ndalimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë rezultoi se 37-vjeçari ishte në kërkim për llogari të autoriteteve spanjolle.
Gjykata e Seu de Urgell i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan provizorisht, në kuadër të operacionit "The Wanted", shtetasin N. S., për ekstradimin e të cilit Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






