Transmetuar më 14-07-2025, 07:39

Vendi ynë këtë të hënë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 36 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 4-5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 6-8m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit