

SHBA- Për herë të parë në kompeticionin e Kupës së Botës për Klube, Presidenti amerikan Donald Trump është i pranishëm në stadium.
Ai ka kaluar shumë kohë me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në përgatitjet për këtë turne dhe përpara Kupës së Botës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara.
I shoqëruar nga Zonja e Parë Melania, Donald Trump është pozicoinuar krah Infantinos për të ndjekur nga afër sfidën mes PSG dhe Chelsea.
Ai ka pritur më herët në Shtëpinë e Bardhë kreun e FIFA-s për të promovuar kompeticionin e ri, ndërsa kishte lajmëruar më herët se do të merrte pjesë në finale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






