

MALLAKASTËR- Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në vend. Një zjarr i përmasave masive, raportohet se ka rënë pasditen e sotme në fshatin Drenovë të Mallakastrës.
Bëhet me dije se flakët e përhapura me shpejtësi kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






