Transmetuar më 13-07-2025, 18:58

Fake news shëndetësor po dëmton qytetarët të cilët i besojnë sy mbyllur si produkteve që reklamohen për kurimin e një sëmundje ashtu edhe montazheve që u bëhen fotove të mjekëve të famshëm.

Këtë shqetësim e denoncon edhe kreu i Urdhrit të Mjekut, Dr. Dritan Trepçe, i cili shpjegon se ka pasur raste kur pacientët kanë lënë mjekimin e përshkruar në recetë nga mjeku duke i besuar produkteve të pakontrolluara e duke i bërë dëm shëndetit.

Dr. Dritan Trepçe – Presidenti i Urdhrit të Mjekut: Është shumë shqetësuese pasi kemi pasur raste që kanë hequr medikamente dhe dëmtuar shëndetin e tyre. Kjo ul besimin e pacientit ndaj mjekut dhe ndaj sistemit shëndetësor.

Shoqatat e mjekëve kanë ngritur me shqetësim mashtrimin që po bëhet me foto të mjekëve apo video të tyre ku u montohet zë, sikur është ai që rekomandon te produkte që shërojnë sëmundje të caktuara.

Dr. Dritan Trepçe – Presidenti i Urdhrit të Mjekut: Shumë mjek na janë ankuar se me figurat e tyre mashtrohet.

Urdhri i Mjekut e konsideron disi të vështirë vënien në kontroll të rrjeteve sociale, por nga ana tjetër kërkon të përforcohet legjislacioni për reklamimin mashtrues në fushën e shëndetësisë.

Dr. Dritan Trepçe – Presidenti i Urdhrit të Mjekut: Të kriminalizohet mashtrimi në Kodin Penal. Dhe po kështu, të merren masa për edukimin e popullatës që të mos bien pre kaq lehtë, sidomos ndaj këtyre mashtrimeve me karakter shëndetësor./tch

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit