

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar me iniciale D. D., i cili shkaktoi ditën e shtunë një aksident në autostradën Tiranë-Durrës ku për pasojë humbi jetën një person, pasagjer që udhëtonte me 19-vjeçarin në makinë.
Në komunikatën për shtyp, policia thotë se nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E. B., 18 vjeç, banues në Durrës, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E. Sh., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






