Transmetuar më 13-07-2025, 15:19

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën e Elbasanit ku një furgon me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një mjet tjetër më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë është dëmtuar 21-vjeçarja e cila ishte pasagjere në automjet, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe gjetjen e drejtuesit të furgonit.

Njoftim i Policisë:

– Më datë 12.07.2025, në Rrugën e Elbasanit, një automjet tip furgon me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes automjetin me drejtues shtetasin M. L., 24 vjeç, dhe pasagjeren shtetasen S. Sh., 21 vjeçe. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 21-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe gjetjen e drejtuesit të furgonit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit