Transmetuar më 13-07-2025, 10:13

FRANCË- Një 20-vjeçar arriti të arratisej nga burgu të premten duke u fshehur në çantën e një të burgosuri tjetër, i cili, pasi kreu dënimin, u lirua nga një burg pranë Lionit, në Francën jugore. Sipas mediave të huaja ai shfrytëzoi lirimin e një të burgosuri për ttu fshehur në bagazhin e tij dhe për tu arratisur nga burgu.

I riu thuhet se ka lidhje me krimin e organizuar, tha zyra e prokurorit të Lionit për AFP-në, dhe ka hapur një hetim për arratisje të organizuar dhe përfshirje në një bandë.

Një hetim i brendshëm është gjithashtu duke u zhvilluar për të hedhur dritë të plotë mbi rrethanat e arratisjes, e cila u raportua menjëherë te forcat e rendit dhe policia, tha shërbimi i burgut, duke shtuar se do të merren masat e nevojshme disiplinore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit