

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi zbulimit të një plantacioni të madh kanabisi në një zonë rurale të Artës në Greqi.
Bëhet me dije se oficerët e policisë të Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit gjetën dhe asgjësuan 1019 bimë marijuanë.
Sipas mediave greke, dy shqiptarë, të cilët ishin përgjegjës për kujdesin ndaj plantacionit u arrestuan në vend gjatë operacionit policor.
Ndërsa shqiptari tjetër u arrestua pas kontrollit në banesën e dy të tjerëve të arrestuar më herët.
Gjithashtu, një grek nga Arta, i cili kishte rolin kryesor të grupi, u arrestua nga policia gjatë kontrolleve në banesë.
Mësohet se në kuadër të këtij operacioni, u konsiskuan 374 bimë marijuanë në vazo, ndërsa u shkulën dhe u asgjësuan edhe 645 fidanë të tjerë marijuanë, ndërsa u sekuestruan edhe pajisjet për kultivimin e plantacionit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






