

Belsh, 12 korrik 2025 – Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Elbasan kanë finalizuar me sukses një tjetër goditje ndaj veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Texas Poker 2”.
Operacioni u zhvillua në fshatin Dëshiran, në njësinë administrative Belsh, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një ambient ishte përshtatur për organizimin e lojës së ndaluar “Poker”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ishte marrë me qira nga shtetasi E. Z., 31 vjeç, banues në Belsh, Policia gjeti në flagrancë 13 shtetas duke luajtur lojëra fati, përmes mjeteve të posaçme të lojës.
Masat e marra: E. Z. u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.
13 shtetas të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë, të dyshuar për përfshirje në organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme.
Të proceduarit: G. T., A. Z., A. H., K. H., L. Ç., A. Z., F. B., A. K., N. B., G. G., V. Sh., A. S. dhe F. D.
Sekuestrohen si prova materiale:
1 tavolinë e posaçme për lojën “Poker”
Valixhe me fisha dhe letra bixhozi
2 telefona celularë
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia e Elbasanit thekson se kontrollet dhe hetimet do të vijojnë në të gjithë qarkun, për të ndaluar veprimtaritë e kundërligjshme që dëmtojnë sigurinë publike dhe ekonominë e qytetarëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






