

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë mesnatës në Vorë, ne ambientet e një karburantit.
Tre të rinj qe po udhëtonin me një mjet "Audi" janë përplasur me pompën e karburantit në rrethana ende të paqarta.
Si pasojë e perplasjes së fortë, njëri prej tyre ka humbur jetën ne vend, ndërsa dy té tjerë janë plagosur rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






