

SARANDË- Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Mësohet se një person ka tentuar të arratiset duke u hedhur në det pas ndalimit të një automjeti tip “Porsche” Panamera nga policia. Por gjatë tentativës për të ndaluar automjetin ku ndodheshin tre persona, njëri prej tyre u largua me vrap dhe u hodh në det, duke tentuar të shmangë kontrollin policor.
Gjithashtu i dyshuari mbante një çantë rreth qafës, ndërsa dy të tjerët u ndaluan dhe u shoqëruan nga forcat “Shqiponja”. Siç shihet edhe në pamje dhjetra efektivë policorë ishin të pranishëm në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari po notonte në det.
Policia ishte në pritje të skafit të forcave kufitare për të ndaluar të dyshuarin, i cili dyshohet se hodhi në det një send të paligjshëm gjatë arratisjes. Mësohet se personi u kap nga policia kufitare e Sarandës, e cila arriti në vendngjarje me skaf dhe bëri të mundur ndalimin e tij në det.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






