

Rama kërkon edhe shkarkimin e nënkryetareve të bashkive në vend. Në takimin me kryebashkiakët, Rama u shpreh se nënkryetarët e tyre duhet të shkarkohen, pasi i sheh të lodhur dhe të raskapitur.
“Nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur. Ju qeshni qeshni se kuptoni se ju nuk ndryshoni dot, por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah.”, tha Rama.
Deklarata e plotë:
"Është e domosdoshme…, nënkryetarët është mirë të ndryshojnë. Sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh, i shoh të rraskapitur në në.
I shoh të rraskapitur, se ju, ju qeshni, se ju kuptoni që vetëm ju, juve s’ndryshoni dot. Edhe dy vjet, edhe dy vjet keni, si të doni. Kjo s’është për humor e para. E dyta, unë nuk i kërkova nga ti, nuk besoj se dëgjova bashkinë e Lezhës në këtë drejtim, apo një sërë bashkish të tjera, që jo se janë – jo se i kanë me shkëlqim ato yjet që kanë aty, po se e di që keni vështirësi të gjeni yje të tjera. Megjithatë, në nderin tënd është që t’i shkarkosh të gjithë, po kjo është një çështje që ti e sheh vetë.
Ajo që unë them është që tek nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh. Se dhe nga mënyra si qeshët, ishte shumë e qartë që edhe ju vetë e ndjeni që mezi po i mbani në krahë ata. Edhe ju vetë e ndjeni që mezi po i mbani në krahë, edhe tashi që u kujtuat po mendoni se në cilën orë të gjumit janë, ndërkohë që ju keni ardhur në Durrës këtu. S’besoj se ndonjëri nga ata është tashti në terren".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






