Transmetuar më 11-07-2025, 17:06

Vlera totale e ekonomisë detare të Kinës tejkaloi 10 trilionë juanë (rreth 1.4 trilionë dollarë amerikanë) në vitin 2024 për hetë të parë në historinë e vendit, tha të mërkurën Zheng Shanjie, kreu i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës.

Zheng i zbuloi të dhënat në një konferencë për shtyp, ku prezantoi arritjet në zhvillimin social dhe ekonomik gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) dhe iu përgjigj pyetjeve nga media.

Vitin e kaluar, vëllimi i transportit detar dhe i kontejnerëve të Kinës përbënte rreth një të tretën e totalit global, ndërsa pjesa e saj e tregut në anije dhe pajisje inxhinierike në det të hapur tejkaloi 50 për qind në të gjithë botën, tha zyrtari.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit