Transmetuar më 11-07-2025, 14:27

SHKODRA- Bashkëshortja e kapitenit të anijes në Shkodër, Arben Anamali, i cili humbi jetën për të shpëtuar dy turistë të huaj nga mbytja në liqen tha sot mes lotësh se i shoqi ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë i përkushtuar për të ndihmuar të tjerët. Ajo rrëfeu momentin kur mori lajmin tragjik duke treguar se e njoftoi njënjë koleg që kishte punuar me të. Gjithashtu aajo tha se nuk mendoi më të keqen sepse kapiteni i ndjerë ka qenë shumë i fortë fizikisht, i guximshëm dhe notar i mirë.

“Është një dhimbje e madhe për të gjithë familjen tonë, për nënën e tij në radhë të parë, për mua, për djalin dhe vajzën, dhe për të gjithë ata që e kanë njohur, sepse ka qenë njeri shumë i mirë, shumë punëtor dhe shumë i përkushtuar. Ka qenë shumë i dhënë pas të tjerëve, të gjithëve u thoshte: ‘Ke nevojë për gjë?’, sa dhe jetën e vet e dha për turistët.

Na njoftoi një koleg që kishte punuar me të. Më tha që Beni ka pësuar aksident. Nuk e mendova këtë gjë, sepse ka qenë shumë i fortë fizikisht, i guximshëm, notar i mirë dhe nëse do të kishte aksident, do ta rregullonte vetë anijen”, tha bashkëshortja e Anamalit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit