Transmetuar më 11-07-2025, 14:23

Ka ndërruar jetë gruaja ukrainase, e cila u nxor në gjendje të rëndë ditën e sotme nga plazhi në zonën e “Ujit të ftohtë”.

Ngjarja ndodhi më herët, kur gruaja dhe vajza e saj rrezikonin të mbyteshin. Ato u dërguan me urgjencë në spital, por duket se gruaja nuk ka mundur të mbijetojë. Trupi i saj pritet të dërgohet drejt morgut në Tiranë, ku do i nënshtrohet dhe autopsisë.

Ndërkohë, vajza e saj raportohet se ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit