Transmetuar më 11-07-2025, 13:04

Vlorë, 11 korrik 2025 – Dy shtetase të huaja me origjinë ukrainase, nënë e bijë, kanë rrezikuar të mbyten sot rreth orës 12:00 në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Të dyja janë nxjerrë nga uji dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ku aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe autoritetet përkatëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim mes pushuesve në zonë, ndërsa moti i nxehtë dhe fluksi i vizitorëve vijojnë të ushtrojnë presion mbi shërbimet e emergjencës.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në plazhin “Uji i Ftohtë”, kanë rrezikuar të mbyten në det, 2 shtetase të huaja ukrainase (nënë e bijë). Ato janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit