Transmetuar më 11-07-2025, 12:01

MAT- Për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, në media raportohet se autoritet po hetojnë në dy pista kryesore që lidhen me të shkuarën e të riut gjatë qëndrimit të tij në Gjermani. Pista kryesore e hetimit lidhet me dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale, konkretisht në trafikun e lëndëve narkotike. Bëhet me dije se Dobra kishte pasur probleme me ligjin në shtetin gjerman, ku mësohet se ka qëndruar për një periudhë kohe në burg dhe kjo po shihet si një element që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit.

Si ndodhi ngjarja

Babai i Renisit, kallzoi në komisariat pasi nuk ka mundur të lidhet me të birin për disa orë. Menjëherë pas kallzmit në komisariat efektivët nisën kërkimet. Pas disa orëve kërkime u bë me dije se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia kishte rënë në ujë.

Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjerit ka gjurmë të mbytjes me litar, pasi ka shenja të dukshme në qafë. Po ashtu do të jetë mjekësia ligjore, që do të hedhë dritë mbi mënyrën se si iu ka marrë jeta të riut. Mirëpo pas arritjes në konkluzionin se Renisi mund të jetë vrarë, policia ka bërë me dije se ka arritur të zbardhë një pjesë të mirë të dinamikës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit