Transmetuar më 11-07-2025, 10:21

Në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit në Durrës, Rama u shpreh se tanimë ka dalë në pah dobësia e pushtetit vendor. Në fjalën e tij kritika kryeministri adresoi ndaj kryebashkiakut të Vlorës, ndërsa u shpreh se duke nisur nga kryetari e të tjerë me radhë i kanë sytë gjysmë hapur dhe gjysmë mbyllur.

“Do bëj një adresim të përgjithshëm i disa problematikave kyçe që fatkeqësisht kanë sot qytetet e mëdha me ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë.

Dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah edhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të vendit për shkak se vendi tani më nuk mban vetëm banorët e vet.por mban edhe një ngarkesë ekstra turistësh që sjell sfida të reja të komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor.

Një nga gjërat që vihet re është nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë në formën e zaptimeve të terrritorit, deri ndërtimeve pa leje në territore ku vëmendja është më e vogël apo si në Vlorë ku kreu bashkisë I kanë sytë gjysmë hapur dhe gjysmë mbyllur.” u shpreh Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit