

KAVAJË- Një zonë kodrinore në fshatin Gose të Kavajës është përfshirë pasditen e sotme nga zjarri. Të favorizuara nga era dhe terreni i vështirë, flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale duke u përhapur në një lulishte dhe duke djegur mbi 1000 rrënjë ulliri.
Sipas raportimeve, zjarri ka arritur të prekë edhe disa banesa, ndërsa shërbimet zjarrfikëse nuk kanë mundur të ndërhyjnë në kohë, për shkak të vështirësive në terren.
Bëhet me dije se në kushte të tilla, banorët e fshatit kanë marrë vetë masa për të lokalizuar flakët, duke përdorur mjete rrethanore për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






