Transmetuar më 10-07-2025, 21:18

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen “Barrikadë”, pranë vendit të quajtur “NShG-ja”.

Një motoçikletë me targa të huaja, e drejtuar nga shtetasi Agim Serani, 32 vjeç, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga Afrim Likaj, 54 vjeç. Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit janë rrëzuar në rrugë dhe kanë pësuar dëmtime.

Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit