Transmetuar më 10-07-2025, 17:20

Vetëm pak muaj pas marrjes së licensës si Institucion i Parasë Elektronike (EMI) nga Banka Qendrore e Bullgarisë, grupi fintech iute vijon zgjerimin rajonal me një tjetër arritje të rëndësishme: Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut ka licensuar iute si Institucion i Parasë Elektronike edhe në këtë treg.

Kjo licensë i hap rrugën iute të ofrojë zyrtarisht shërbime pagesash dhe portofol dixhital në Maqedoninë e Veriut, duke sjellë të njëjtën përvojë inovative dhe të integruar që po ndertohet në Shqipëri. Si pjesë e strategjisë për të ndërtuar një rrjet europian pagesash, iute po konsolidon pozicionin e saj si një nga ofruesit më të rëndësishëm të shërbimeve fintech në Ballkan.

Performanca e Myiute në Shqipëri: Një model suksesi në rritje

Shembulli më i mirë i kësaj eksperience vjen nga Shqipëria, ku portofoli Myiute ka fituar popullaritet si një zgjidhje moderne financiare. Më shumë se 400,000 klientë e kanë shkarkuar aplikacionin, ndërsa mbi 116,000 përdorues aktivë përfitojnë çdo muaj nga funksionalitetet e tij. Klientët realizojnë pagesa në mbi 600 pika partnerësh, bëjnë depozitime cash në ATM apo agjentë, paguajnë këstet e kredive dhe kryejnë transferta mes tyre apo drejt bankave.

Myiute ofron një përvojë tërësisht inovatore duke bashkuar firmosjen elektronike, pagesat, kredinë me 0% interes, etj. në një platformë unike dhe intuitive, duke gjetur përdorim të gjërë tek individët që duan të operojnë nga smartphone-i.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit