Transmetuar më 10-07-2025, 15:09

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi falsifikonte karta identiteti dhe me to merrte kredi.

Dokumentohen 9 raste të përfitimit të kredive me vlera 1000-3400 euro, nga ky shtetas, pas aplikimit me karta identiteti false. Sekuestrohen 1 automjet, karta identiteti të dyshuara të falsifikuara, 2 celularë dhe 20 karta SIM.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacionin policor të koduar “Identiteti”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga S. M., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro. Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive, nga ky shtetas, pas aplikimit me dokumente false.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit