Transmetuar më 10-07-2025, 15:07

SHËNGJIN- Një incident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi ne zonën e “Ranës së Hedhur” në Shëngjin. Mësohet se një punëtor 48-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ra nga skela.

Ai ka qenë në punë në kohën që ka rënë nga skela dhe pas ndihmës së parë të marrë në urgjencën e spitalit të Lezhës është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe përfaqësues të inspektoratit të punës të cilët kane nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë aksident.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit