Transmetuar më 10-07-2025, 13:51

Kukës, 10 korrik 2025 – Një konflikt i ashpër mes dy vëllezërve ka ndodhur në një banesë në Kukës, duke përfunduar me ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë dhe arrestimin e të dyve.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasit A. T., 33 vjeç, dhe E. T., 42 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin duke përdorur sende të forta. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të banesës së tyre. Pas përplasjes, A. T. ka thyer xhamin e automjetit të vëllait të tij, duke shkaktuar dëme materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë me shpejtësi për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë arrestuar në flagrancë të dy vëllezërit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se 2 vëllezër po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 33 vjeç dhe E. T., 42 vjeç, banues në Kukës, vëllezër.

Këta shtetas janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, në banesë. Më pas, shtetasi A. T. ka thyer xhamin e automjetit të vëllait të tij, shtetasit E. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit