Transmetuar më 10-07-2025, 12:20

Lezhë, 10 korrik 2025 – Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe bimësi pranë një zone të banuar, në afërsi të nënstacionit elektrik të Lezhës. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës, duke rrezikuar banesat dhe vetë objektin energjetik.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të zjarrit. Sipas informacioneve paraprake, situata mbetet e rrezikshme për shkak të afërsisë me zonën e banuar dhe infrastrukturën kritike.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët, ndërsa mbeten të angazhuara për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe minimizimin e dëmeve. Nuk raportohet për të lënduar deri në këto momente.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit