

Durrës, 10 korrik 2025 – Të gjithë drejtorët që varen nga Bashkia e Durrësit kanë dhënë dorëheqjen ditën e sotme, në një lëvizje që vjen menjëherë pas ultimatumit të bërë publik nga Kryeministri Edi Rama.
Dorëheqjet janë dorëzuar pranë sektorit të burimeve njerëzore në bashki dhe përfshijnë të gjithë drejtuesit e institucioneve nën varësinë e pushtetit vendor në Durrës. Lëvizja vjen në kuadër të një vale të pritshme ndryshimesh në administratën vendore pas sinjaleve për reformim dhe llogaridhënie të dhëna nga kreu i qeverisë.
Ende nuk dihet nëse dorëheqjet do të pranohen të gjitha apo do të ketë rikonfirmime në detyrë, por burime brenda bashkisë thonë se procesi pritet të pasohet nga një riorganizim i thelluar në drejtori dhe sektorë të ndryshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






