Transmetuar më 10-07-2025, 10:18

Shkodër- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një konferencë për mediat bëri me dije sot se janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Proda tha se ky vendim lidhej me ndërtimet pa leje në Theth dhe zaptimi i hapësirave publike.

Konkretisht të shkakruar janë Drejtori i Policisë së Shkodrës Fatmir Lleshaj dhe shefin e komisariatit Nik Nikolla ndërsa është pezulluar nga detyra shefi i stacionit të policisë së Thethit.

Për këtë të fundit Proda tha se me mosveprimin e tij të pa justifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e policisë së shteti dhe u shpreh se nuk gjente më asnjë arsye që ai të veshë më uniformën e policisë.

"Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet në qendër të Theth, kam urdhërua për të kryer një hetim të thelluar, dhe ju informoj se shefi i stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedurat disiplinore. Besoj se si funksion me mosveprimin e tij të pa justifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e policisë së shteti dhe nuk gjej më asnjë arsye që ai të veshë më uniformën e policisë", tha Proda.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit