Transmetuar më 10-07-2025, 10:15

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 09 korrik 2025, rreth orës 23:20, në autostradën Tiranë–Durrës, në një segment të dyshuar si i paaksesueshëm për qarkullim.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një biçikletë me të cilën po udhëtonte shtetasi E. M., 66 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, 66-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje nëse 66-vjeçari ishte në një segment të lejuar për lëvizjen me biçikletë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit