

Pogradec, 10 korrik 2025 – Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Ohrit, duke i marrë jetën drejtuesit të mjetit.
Viktima është identifikuar si Alfons Bleta, 34 vjeç, banues në zonën e Pogradecit. Ai udhëtonte i vetëm në momentin e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i daljes nga rruga është bërë humbja e kontrollit mbi automjetin për shkak të shpejtësisë së lartë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor. Trupi i viktimës është nxjerrë nga uji dhe është transportuar drejt morgut të spitalit të Pogradecit për ekzaminimet e mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






